Pas urdhër-arrestit Arbenita Ismajli ironizon sërish: “Kështu vijnë dërgesat në burg”

Showbiz

Pas urdhër-arrestit Arbenita Ismajli ironizon sërish:

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka reaguar me ironi pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet aktualisht, ajo publikoi një foto me një buqetë gjigante lulesh shumëngjyrëshe, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Kështu vijnë dërgesat në burg”. Reagimi i saj është interpretuar si tallje ndaj vendimit të autoriteteve kosovare.

Pas urdhër-arrestit Arbenita Ismajli ironizon sërish:

Sipas Prokurorisë, ndaj Arbenitës rëndojnë akuzat për mosrespektim të vendimit të gjykatës dhe mbajtje të paligjshme të një fëmije, pasi dyshohet se ka penguar ish-bashkëshortin, reperin Feronit Shabani, të realizojë takimet e rregullta me vajzën e tyre. Vendimi i gjykatës parashikonte takime dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.

Më 14 gusht, gjykata lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar, por modelja nuk ka zgjedhur heshtjen. Ajo ka publikuar postime të ndryshme në rrjete sociale, duke përdorur humorin dhe ironinë për të reaguar ndaj situatës. Pak ditë më parë publikoi një video me muzikë të Rihannës, duke treguar se nuk po e ndikon presioni ligjor dhe mediatik.

Ndërsa autoritetet kosovare presin ekzekutimin e urdhër-arrestit, Arbenita vazhdon të shfaqet e qetë, duke jetuar jetën e saj luksoze në Dubai.

ME TE LEXUARAT