Selin fitoi Big Brother VIP, babai emocionon me deklaratën: Ndihesha në faj...

Toni Bollati, babai i Selin, fitueses së edicionit të pestë të Big Brother VIP, ka ndarë emocionet e tij në një prononcim për “Shqipëria Live” e ka cilësuar përvojën e vajzës së tij në shtëpinë e BBV si të vështirë dhe me shumë stres, duke theksuar se mungesa e kontakteve familjare e ka bërë edhe më të rëndë këtë periudhë për të gjithë familjen.
Bollati tregoi se ka folur me Selin vetëm një natë më parë, duke shtuar se ajo i është dukur e lodhur, por shumë e lumtur për fitoren dhe mirënjohëse ndaj publikut që e mbështeti.
Në finale, Selin u shpall fituese përballë Mirit, i cili u rendit i dyti, Mateos në vendin e tretë dhe Rogertit, që ishte i pari i eliminuar nga gara.
Ai u shpreh krenar për suksesin e saj, duke e përshkruar momentin e fitores si një përjetim të fortë emocional për gjithë familjen.