“S’do jetoj mbi 5 vite”, Rogerti bën deklaratën e fortë pak ditë para finales së BBVA: Lekët e çmimit…

Showbiz

“S’do jetoj mbi 5 vite”, Rogerti bën deklaratën e

Mbrëmjen e djeshme, Rogerti bëri një deklaratë të fortë gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, pasi kjo e fundit e pyeti për arsyen e pjesëmarrjes së tij në lojë.

Moderatorja kërkoi të dinte nëse ai do të kishte të njëjtën sjellje në rast se nuk do të kishte një çmim të madh dhe gjithçka do të ishte thjesht një eksperiencë televizive.

Erjona: Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…

Rogerti: S’kisha marrë pjesë.

Erjona: A do të ishe sjellë kështu? Ke ardhur të marrësh lekë?

Rogerti: Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet.

Pas kësaj deklarate të fortë, Erjona kërkoi më shumë sqarime.

Erjona: Pse?

Rogerti: Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?

Erjona: Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta.

Rogerti: Kam rrjete sociale, do ta shihni të gjithë që ia kam ruajtur, s’ia kam prekur deri në 18 vjeç.

Nga ana tjetër, Ilnisa u dëgjua duke i thënë me ironi: “Jo kaq emocional, Rogert.”

Pas kësaj bisede, reagimet në rrjetet sociale shpërthyen, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar deklaratën e tij si një formë viktimizimi.

ME TE LEXUARAT