Saimir Kodra e hodhi në gjyq, Egla Ceno nuk tërhiqet, jep sërish mesazhin e fortë

Showbiz

Saimir Kodra e hodhi në gjyq, Egla Ceno nuk tërhiqet, jep sërish

Në një kohë që ekziston një përplasje që do të zgjidhet me gjyq me Samir Kodrën pas akuzës publike se ky i fundit i ka kërkuar favore seksuale në vendin e punës, Egla Ceno edhe në izolim ka reaguar sërish.

 Prej ditësh tashmë në Dhomën e Bardhë, pas “skualifikimit”, Egla Ceno i ka dhënë ngjyra dhomës duke përcjellë mesazhin “Fol, jo ngacmimeve seksuale në punë!”.

Ky mesazh është shpërndarë dhe në instagramin e aktores, i cili përflitet se është kaluar në zotërim të “Top Channel”.

Saimir Kodra e hodhi në gjyq, Egla Ceno nuk tërhiqet, jep sërish

Sjellim në kujtesë që për gjyqin e bujshëm që pritet të zhvillohet mes Egla Cenos dhe Saimir Kodrës, aktores i ka dalë dëshmitare grimierja, Eni Lena.

“Unë jam dëshmitare”, u shpreh para disa kohësh grimierja Eni Lena, në një video që u bë virale në rrjet./LajmiFundit

 

ME TE LEXUARAT