Celular me ekspl'oziv në Durrës/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse, shmanger tragjedia te Lagja nr. 3

Aktualitet

Celular me ekspl'oziv në Durrës/ RENEA çaktivizon
Një objekt i dyshimtë i gjetur në rrugë ka alarmuar qytetarët në lagjen nr. 3 të Durrësit, pasi një aparat celular ishte lidhur me një sasi të vogël lënde plasëse.

Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia vendosi perimetrin e sigurisë, ndërsa specialistët xhenierë të RENEA-s ndërhynë për neutralizimin e objektit. Lënda plasëse u çaktivizua dhe, sipas Policisë, çdo rrezik për qytetarët u eliminua.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vendosur objektin e dyshimtë.


“Në vijim të njoftimit të dhënë më herët, për gjetjen e një aparati celular të lidhur me një objekt të dyshimtë në rrugë, në lagjen nr. 3, Durrës, ju bëjmë me dije se, pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion