Protestuesit bënë thirrje për grumbullim te selia, PS ndryshon vendtakimin e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë

Politikë

Protestuesit bënë thirrje për grumbullim te selia, PS ndryshon

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.


Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion