Shkodër/ E zë pema duke prerë dru, humb jetën një person në Shosh, policia jep detajet

Aktualitet

Shkodër/ E zë pema duke prerë dru, humb jetën një
Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Shosh të Shkodrës, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me iniciale T. Z. është goditur aksidentalisht nga pema dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota dhe dinamikën e aksidentit.

“Sot, në fshatin Shosh, në një zonë pyjore, dyshohet se shtetasi T. Z., teksa po priste/mblidhte dru, është goditur aksidentalisht nga një pemë dhe, si pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT