Rrëzohet nga tarraca e banesës 5-vjeçari në Libohovë/ Merr dëmtime në kokë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Aktualitet

Rrëzohet nga tarraca e banesës 5-vjeçari në Libohovë/
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I.5 vjeç, është rrëzuar nga tarraca e një banese njëkatëshe.

I mituri është transportuar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se ai ka pësuar dëmtime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për një mjekim dhe vlerësim më të specializuar, i mituri pritet të transportohet drejt Tiranës.

Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion