“Rruga nuk matet me hapa, por me zemrat që prek”, Selin reagon pas fitores së BBV 5

Për herë të parë ka reaguar fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati duke ndarë me ndjekësit e saj emocionet e rrugëtimit brenda shtëpisë.
Në një postim të gjatë dhe emocional, ajo e përshkruan eksperiencën si një përballje të fortë me veten dhe një rrugëtim plot sfida e emocione.
“120 ditët e Selin… nuk është një postim i zakonshëm, por një mijë emocione të mbledhura në pak fjalë mirënjohjeje”, shkruan ajo, duke theksuar se përvoja në reality show ka qenë një proces transformues për të.
Selin Bollati shpreh mirënjohje të veçantë për publikun që e ka mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit, duke e cilësuar si “familja e dytë” që i ka dhënë dritë dhe kuptim eksperiencës së saj.
“Rrugëtimi im nuk ishte drejt finales, por drejt vetes”, përfundon ajo në mesazhin e saj emocional drejtuar fansave dhe mbështetësve.
View this post on Instagram