Rita Ora dhe Taika Waitit nuk fshihen më, bëjnë daljen e parë si çift (Foto)
Lajmifundit
/
3 Gusht 2021, 14:48
Showbiz

Rita Ora ka dalë hapur me të dashurin e saj, Taika Waitit. Të dy ata, kaluan përdore në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.

Të afërt dhe të dashuruar, çifti u treguan miqësorë dhe me paparacët, duke i dhuruar disa poza.
Kujtojmë se prej tre muajsh flitej për një lidhje mes tyre, por asnjëri prej tyre nuk reagoi, duke e mbajtur larg mediave.

Por, paparacët kanë filmuar disa momente pikante, si ajo e fotos në maj, ku dyshja bashkë me aktoren Tessa Thompson, po putheshin.

Por tashmë ka mbetur vetëm Rita dhe Taika.


