Zjarr edhe në Maqedoninë e Veriut, aktive 13 vatra, pritet ndihmë nga Serbia

Kosovë&Rajon

Zjarr edhe në Maqedoninë e Veriut, aktive 13 vatra, pritet ndihmë

Të paktën 13 vatra aktive zjarri janë në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri me dije kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ndërsa bëri me dije se pret ndihmë nga Serbia.

 

 

 

“Mëngjesin e sotëm dy helikopterë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.Presim që të na bashkohen edhe katër të tjerë nga Republika e Serbisë. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët tanë të NATO-s për të ofruar ndihmën e tyre. Aktualisht janë aktivë 13 zjarre, Koçani është në kontroll, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë në luftë me flakët në vatrat e ndezura në Staro Nagoriçanit”, ka thënë Zaev.

Zjarr edhe në Maqedoninë e Veriut, aktive 13 vatra, pritet ndihmë

Në situatë të vështirë me zjarret është edhe Kosova, Shqipëria, por edhe Turqia. NË këtë të fundit kanë vdekur 8 persona.

ME TE LEXUARAT