“Më ka kërcënuar me jetë”, vrau mikun e tij për prishjen e pazareve të drogës, del në gjykatë 45-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Ka dalë para gjykatës 45-vjeçari shqiptar i cili vrau me 3 plumba mikun e tij, Shpëtim Bajrami në afërsi të një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes (13 korrik). Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.


“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai”, ka thënë 45-vjeçari.

“Më ka kërcënuar me jetë”, vrau mikun e tij

Autori i dyshuar i krimit ka hematoma dhe të nxira në kokë nga goditjet e viktimës me një send teksa 45-vjeçari qëndronte brenda automjetit para se ta qëllonte për vdekje Shpëtim Bajramin.

Ndaj është kërkuar ekspertiza për hematomat që ka në kokë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12.35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.


Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku në një lokal pak para krimit. Ata janë konfliktuar në lokal dhe më pas janë larguar me makinat e tyre.

Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas pranë tij, pa dalë jashtë.

Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij.

Shpëtim Bajrami e goditi me një send që mbante në dorë autorin nga dritarja e pasagjerit dhe ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar për vdekje.

Dyshohet se shkak i ngjarjes janë prishja e pazareve të drogës mes tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion