Publikohen pamjet e prapaskenës, çfarë nuk u pa dje nga përplasja e Antonelës dhe Blerimit

Duket se përballja mes Antonelës dhe Blerimit nuk është transmetuar e plotë ditën e djeshme. Dyshja ka vijuar debatin edhe pas fikjes së kamerave.
Në rrjetet sociale është publikuar ditën e sotme një video, në të cilën duket se Antonela ka ndjekur Blerimin në prapaskenë dhe i ka kërkuar shpjegime për ato çfarë tha në studio. Ajo shihet duke e kapur Blerimin fort nga duart, ndërkohë që ai kërkon të largohet prej saj. Konkurrentja i kërkon llogari përse ai nuk i ka kthyer përgjigje në një mesazh në Instagram, ndërsa Blerimi ka refuzuar të përgjigjet.
Antonela dhe Blerimi u përplasën dje në emision pasi ai i fundit i kërkoi shpjegime për takimin 4 minutësh dhe udhëtimin drejt Sarandës me Atdheun. Madje Blerimi ngriti aludime se Atdheu dhe Antonela janë takuar më herët në lokal për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo në studio. Antonela nuk e pranoi këtë gjë dhe u shpreh se ka qenë në Sarandë me familjen për disa punë personale.


