Produksioni publikon pamjet: Miri kërcënon me jetë Shëndritin (Video)

Showbiz

Produksioni publikon pamjet: Miri kërcënon me jetë

Pas pamjeve të rënda që bënë xhiron e rrjetit këtë mëngjes, ku Miri dhe Rogerti u panë duke intimiduar Shkëndritin, një tjetër detaj akoma më tronditës i është shtuar kësaj ngjarjeje.

Por këtë herë, ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë është vetë lëvizja e produksionit!

Në një veprim mjaft të rrallë dhe të paprecedentë, ka qenë pikërisht faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” që ka vendosur të ndajë në rrjetet e saj sociale pamjet e plota të këtij agresioni.

Publiku është mësuar që, normalisht, produksioni të mos i transmetojë ose t’i censurojë situatat e tilla me qëllim që të mos promovojë dhunën, por sot ata kanë zgjedhur transparencën e plotë.

Në videon e re të publikuar tashmë zyrtarisht, shihet qartë momenti kur Miri kalon çdo limit njerëzor dhe rregull të formatit, duke kaluar në kërcënime të hapura fizike dhe me jetë.

Ai i afrohet Shkëndritit dhe dëgjohet t’i thotë me tone shumë të ashpra: “Të mbys… të mbys… Të zhduk!”.

Fakti që stafi i BBVA ka marrë guximin t’i bëjë vetë publike këto pamje kaq të rënda tregon një qëndrim të qartë./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion