Nuk kanë fund diskutimet në Ohër/ Kurti dhe Vuçiç rikthehen në tryezën e bisedimeve

Kosovë&Rajon

Nuk kanë fund diskutimet në Ohër/ Kurti dhe Vuçiç

Pas një pauze disa minutëshe, ka rinisur sërish takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve, takim në të cilin ishin të pranishëm edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Më herët u raportua për përfundimin e takimit pak minuta para orës 17:00 por bëhej fjalë për një pauzë të shkurtër.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara liderët e dy vendeve. Takimi tre palësh ishte parashikuar që të niste në orën 13:30 por u shty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja Linda Karadaku raportoi nga Ohri se takimi mes Kurtit dhe zyrtarëve evropiane zgjati më shumë dhe se pika e nxehtë ka qenë asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë pritet që Borrell të japë një deklaratë për mediat, ku të tregojë nëse palët kanë rënë dakord apo jo. 

 

 

ME TE LEXUARAT