Pas vdekjes së princit Filip, kush do të jetë duka i ardhshëm i Edinburgut?

Showbiz

Pas vdekjes së princit Filip, kush do të jetë duka i

Pak para martesës së tij me princeshën e atëhershme (të vetme) Elizabeth II, princi Philip mori si dhuratë titullin “Duka i Edinburgut”, duke u bërë i katërti që mban këtë dukat.

Ndërsa titulli u krijua për herë të parë në 1726, kur iu dha princit Frederick, nipit të mbretit George I.

Pastaj ishte radha e princit George, mbretit të ardhshëm George III dhe princit Alfred, djali i dytë i mbretëreshës Victoria.

Kështu, kaluan disa dekada para se titulli të kthehej në qendër të vëmendjes, deri në mbërritjen e Filipit.

Një titull i vlerësuar veçanërisht nga Philip, i cili vdiq më 9 prill, aq sa me kalimin e viteve ai u bë sinonim i emrit të tij.

Kush do të jetë duka i ardhshëm i Edinburgut?

Sipas “Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se, kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edimburgut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion