Pas ribashkimit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kapen mat në momente intime

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar duke u puthur për herë të parë pas rikthimit pas 17 vitesh. Këngëtarja dhe aktori u panë duke darkuar në Nobu, Malibu të dielën.
Në videon e publikuar nga Page Six shihet dhe fëmijët e J.LO, 13 vjeçarët Max dhe Emme, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm në darkë. Nëna e Lopez, Guadalupe Rodríguez është shprehur e emocionuar për romancën e vajzës së saj.
“Në të kaluarën, nëna e Jennifer dhe Ben ishin shumë të afërt. Guadalupe e donte Benin.
Ajo ishte e trishtuar kur nuk mund t’i zgjidhnin gjërat vite më parë.”, tha një burim pak ditë më parë për revistën People.

