Pas kritikave në rrjet, reagon Blerta, partnerja e Princ Lekës

Showbiz

Pas kritikave në rrjet, reagon Blerta, partnerja e Princ Lekës

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Arbana Osmani njoftoi se puntata e parë e sezonit të ri të emisionit të saj do të kishte të ftuar Princ Lekën, i shoqëruar nga partnerja e tij e re, Blerta Celibashi. Lajmi u prit menjëherë me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku nuk munguan as komentet pozitive, por edhe kritikat dhe diskutimet e ashpra.

Disa ndjekës shprehën pakënaqësinë e tyre për praninë e Princ Lekës, duke argumentuar se situata e tij e fundit dhe ndarja me ish-partneren, Elia Zaharia, e bën të diskutueshme ftesën e tij në emision. Debati shpërtheu në rrjet, duke ndarë opinionet mes atyre që e shohin ftesën si një të drejtë për të folur hapur dhe atyre që e konsiderojnë të panevojshme pjesëmarrjen e tij.

Në këtë kontekst, Blerta Celibashi vendosi të reagojë publikisht. Përmes një postimi në Instagram, ajo theksoi se jo çdo histori që diskutohet në mediat online pasqyron realitetin e atyre që e jetojnë atë.

“Titujt e nxituar flasin shumë, por nuk njohin të vërtetën tonë, atë që ruhet me dinjitet dhe që askush nuk mund ta bëjë pis,” shkroi ajo.

Blerta shtoi gjithashtu se në emisionin e Arbanës, ajo do të ndajë për herë të parë një rrëfim të ndjerë mbi marrëdhënien e saj me Princ Lekën, duke zbuluar atë që deri tani ka mbetur i pathënë për publikun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion