Pas kritikave, Egli këndon këngë patriotike me flamurin kuq e zi

Showbiz

Pas kritikave, Egli këndon këngë patriotike me flamurin kuq e zi

Pas kritikave të fundit lidhur me interpretimin e saj në këngë patriotike, Egli Tako u rikthye fuqishëm në skenë në Drenicë, duke kënduar këngën “A vritet pafajësia” e mbështjellë me flamurin kuq e zi. Performanca e saj u prit me entuziazëm nga publiku, ndërsa këngëtarja falënderoi publikun me fjalët: “Faleminderit Drenica, ju dua!”.

Në rrjetet sociale, Egli shpjegoi se prej tre muajsh po trajtohet për një dëmtim serioz të kordëve vokale, i cili kërkon pushim të plotë dhe kujdes të vazhdueshëm. Ajo pranoi se kjo ka ndikuar në ndryshimin e zërit të saj, por theksoi se këngët patriotike i ka kënduar gjithmonë me shpirt, pavarësisht sfidave.

Kjo rikthim në skenë dhe përkushtimi i Egli Takos ndaj muzikës së vendit e vendosin atë sërish në qendër të vëmendjes pozitive të publikut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion