Lapaj kërkon mandat, “Shqipëria Bëhet” ankim në KAS për vendimin e KQZ-së

Politikë

Lapaj kërkon mandat, “Shqipëria Bëhet” ankim në

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar ankesë zyrtare në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin e deputetit për Qarkun Tiranë kandidates Kleana Xhuveli. Ky vendim ka shkaktuar tensione brenda koalicionit, pasi Adriatik Lapaj, drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ai duhet të marrë mandatin.

Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” argumentojnë se vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm, pasi sipas tyre kandidatët e listës së mbyllur për Tiranën, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar dorëheqje nga kandidimi para nisjes së numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare.

Në ankimimin e paraqitur pranë KAS-it, SHB kërkon që të anulohet vendimi i KQZ-së dhe të njihen zyrtarisht dorëheqjet e kandidatëve, duke lejuar kështu shpërndarjen e mandatit sipas radhës në listë dhe me respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe vullnetit të shprehur nga kandidatët.

Në thelb, SHB thekson se KQZ duhet të ketë vepruar në përputhje me ligjin duke mos marrë në konsideratë kandidaturat e dorëhequra dhe duke e dhënë mandatin në mënyrë korrekte, përndryshe vendimi është i paligjshëm dhe cenon drejtësinë zgjedhore.

Kjo ankesë pritet të shqyrtohet së shpejti nga KAS, që do të marrë vendimin përfundimtar mbi statusin e mandatit të deputetit për Qarkun Tiranë, një çështje që po rëndon edhe më tej situatën brenda koalicionit dhe politikës së vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion