Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet 23-vjeçari që lëvizte me armë në taksi

Aktualitet

Tiranë/ Finalizohet operacioni “Destinacioni”, arrestohet

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Destinacioni”, duke arrestuar një 23-vjeçar me armë zjarri në çantë, ndërsa udhëtonte me taksi për të shmangur kontrollet.

Ngjarja ndodhi në zonën e Rrugës së Dibrës, ku efektivët e Komisariatit Nr.4 ndaluan taksinë në të cilën ishin dy kushërinj, P. Gj., 23 vjeç, dhe Xh. Gj., 24 vjeç, të dy banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në çantën e 23-vjeçarit u gjet një pistoletë me municion.

Pas veprimeve procedurale, P. Gj. u arrestua në flagrancë për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”. Kushëriri i tij u procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk njoftoi autoritetet për armën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme. Policia apelon për bashkëpunim dhe sinjalizim të rasteve të ngjashme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion