Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një 50-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë, e cila drejtohej nga një 42-vjeçar. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (3 gusht) në aksin Lezhë-Milot.
Policia ka njoftuar se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.


