“O sa e ndershme je ti!”, plas keq mes Meritonit dhe Rikes: Surrati jot më flet mua për…
Meritoni është një banor mjaft i komentuar në rrjet dhe miqësitë e tij brenda shtëpisë së BBV nuk po ecin aspak ashtu sic mund të ishin imagjinuar.
Fillimisht ai ka prishur miqësinë e tij me Romeon dhe shkak për këtë u bë prishja e sfidës nga ana e Meritonit, duke bërë që e gjithë shtëpia të humbiste buxhetin.
Po për të njëjtën arsye është prishur edhe miqësia e tij me Erjolën, ku kjo e fundit mandje e lagu me lëngun e frutave, për shkak të prishjes së sfidës, duke u futur në pishinë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Përplasje Meritoni ka patur edhe me Bardhin, të cilin gjithashtu e ka konsideruar një mik tepër të ngushtë. Shkak për zënken e tyre është bërë fakti se partneret e tyre janë përfshirë në shumë debate se bashku.
Dhe së fundmi, Meritoni ka prishur marrëdhëniet e tij edhe me Riken, të cilën gjithashtu e njihte dhe kishte mikeshë të afërt jashtë shtëpisë.
Mirëpo, ditën e djeshme, teksa kanë qenë në oborr, dyshja është përfshirë në një debat, ku Meritoni me ironi i është drejtuar Rikes, duke e quajtur “të mirë dhe të ndershme“.
Pjesë nga biseda:
View this post on Instagram
Meritoni: O sa e mirë dhe e ndershme je ti
Rike: Mos më përmend mua ndershmërinë. Mua do të më përmendësh ti ndershmërinë?
Meritoni: Nuk po të flas për ndershmërinë por mos ma bëj mua lojën kështu..
Rike: Surrati jot më flet për ndershmërinë? Mos gabo të flasësh me mua.
Meritoni: Ik moj mos u kap mbas fjalës ndershmëri ti…
Rike: Mos ma përmend mua dashurinë, shihe ndershmërinë aty ku duhet ta shohësh. Jo tek unë, more vesh? Tërhiqe fjalën. Mua të më përmendësh ti ndërshmërinë? Po ti të kesh turp.