“Nuk ka marrë rrogën...”/ Kushëriri i Eraldos: Noizy ka shkuar me të fejuarën e tij

Showbiz

“Nuk ka marrë rrogën...”/ Kushëriri i Eraldos: Noizy

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur për herë të dytë me qëllim zjarrin lokalit të reperit të njohur, Noizy, në Currila, Durrës.

Vetë këngëtari i njohur bëri një postim në “Instagram”, të cilin më pas e fshiu, ku tregonte fytyrën e kushëririt të tij. Sipas Noizy-t, Eraldo Musteqja që i vogël kishte qenë problematik, pasi kishte ndërruar fe dhe ishte kthyer në një besimtar ekstremist.

Ndërkohë Noizy tregoi se nuk i mbante inat kushëririt me të cilin ishte rritur. Por duket se ka edhe një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Një kushëri i 26-vjeçarit ka thënë për JOQ se Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier.

Noizy publikon videon, si e kërcënonte kushëriri i tij: Edhe për herë të tretë do ta bëj inshalla

Sipas kushëririt në fjalë, për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit, i cili menaxhon edhe lokalet e tij.

Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë. Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

Mesazhi i publikuar nga joq:

'Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim.

Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime', kushëriri i Ealdos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion