Vrau ish- bashkëshorten dy vite më parë, merret vendimi për Elton Metajn

Aktualitet

Vrau ish- bashkëshorten dy vite më parë, merret vendimi për

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Elton Metaj, i mori jetën ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj në fshatin Zhupan të Fierit. Metaj shkoi i armatosur me një kallashnikov në familjen e ish-bashkëshortes, dhe pas një debati verbal ai qëlloi 23-vjeçaren e cila po konsumonte darkën.

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vrasjes në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan.

Në atë periudhë, familjarët e Sabrina Bengaj thanë se Metaj ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Çifti ishin prindër të një fëmije të mitur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion