Nuk iu dha çmim, familja e të ndjerit Chadwick Boseman reagon pas Oscars

Showbiz

Nuk iu dha çmim, familja e të ndjerit Chadwick Boseman reagon pas

Familja e Chadwick Boseman, ylli i “Black Panther” që pritej gjerësisht të merrte Oscar si “Aktori më i mirë” pas vdekjes për rolin e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”, i ka ardhur në mbrojtje aktorit Anthony Hopkins që mori çmimin.

Vëllai i aktorit, i cili gushtin e kaluar ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare, thotë se familja nuk ka asnjë problem ndaj Anthony Hopkins.

Në një deklaratë për TMZ, Derrick Boseman tha se vëllai i tij do të kishte qenë i pari që do t'i uronte Hopkins më të mirën pas fitores. Sipas tij, aktori i ndjerë do ta kishte parë fitimin e një Oscar si një arritje, por kurrë si një "mani", duke shtuar se ai mendonte se të gjithë aktorët e përzgjedhur ishin të denjë për çmimin.

Rezultati i befasishëm të dielën në mbrëmje shkaktoi reagime të ashpra për mungesën e Hopkins gjatë transmetimit, si edhe ndërrimin e radhës së çmimeve.
Tradita e do që “Best Picture” është çmimi që mbyll ceremoninë e Oscars, por këtë vit, çmimi i fundit ishte ai për “Aktorin më të mirë” dhe kjo renditje e çmimeve nuk u pa si rastësore.

Në internet, njerëzit dhe kritikët e konsideruan vendimin e Akademisë fyerje si për Hopkins ashtu edhe për Boseman. Anthony Hopkins reagoi dje duke falenderuar Akademinë dhe duke vlerësuar të ndjerin Boseman.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion