"Botërori 2026", Anglia mund Shqipërinë në Wembley 2-0

Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë të Eliminatoreve të Botërorit 2026, duke humbur 2-0 në Wembley përballë Anglisë.
Ndeshja nisi me një dominim të “Tre Luanëve”, teksa kuqezinjve u fokusuan vetëm në mbrojtje dhe të kapnin në befasi ekipin e Tuchel, me shkëndijat e Brojës dhe Asanit që nuk mjaftuan.
Ishin golat e Lewis-Skelly në pjesën e parë dhe Kane në të dytën të cilët sollën tre pikët e para në epokën e Thomas Tuchel në krye të Anglisë, teksa Shqipëria pësoi dhe një dëmtim të Thomas Strakoshës në fund të sfidës, i cili i la vendin Kastratit.
GOLAT: 20′ Lewis-Skelly, 77′ Kane
Anglia kryeson Grupin K me tre pikë, ndërsa Shqipëria do tentojë që pikët e para t’i marrë përballë Andorrës, më 24 mars, ora 20:45.

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Angli-Shqiperi!
63′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe në vendin e tij futet Armando Broja.
59′ Bellingham hedh një krosim në zon^ dhe Kane godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
Mbyllet pjesa e parë! Strakosha, Gjimshiti dhe traversa i mohojnë golin e dytë vendasve!

Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.
Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka një objektiv të vetëm, fitimin e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë vijnë me disa mungesa në këtë takim, teksa braziliani Sylvinho ka hedhur në fushë Starkoshën, Balliun, Gjimshitin, Ajetin dhe Alijin. Në mesfushë janë vendosur treshja e përhershme me Ramadanin, Asllanin dhe Laçin, ndërsa Bajrami dhe Asani do të mbështesin Myrto Uzunin në qendër të sulmit.
Nga ana tjetër, formacioni i parë i Thomas Tuchel në krye të “Tre Luanëve” është kështu: Pickford në portë; Walker, Konsa, Burn dhe Lewis-Skelly në mbrojtje. Mesfusha përbëhet nga Rice, Jones dhe Bellingham, ndërsa Foden dhe Rashford do të mbështesin Kane në sulm.


