Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare skenaristi fitues i çmimit Oscar, Tom Stoppard

Showbiz

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare skenaristi fitues i

Dramaturgu britanik Tom Stoppard, fitues i një Oscar dhe një Glob të Artë për skenarin e filmit Shakespeare in Love, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi sot agjencia e tij artistike, United Agents.

Stoppard vdiq në mënyrë të qetë, pranë familjes së tij, në shtëpinë e tij në jugperëndim të Anglisë, sipas njoftimit të United Agents.

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e mikut dhe klientit tonë, Tom Stoppard, në shtëpinë e tij në Dorset,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Stoppard u bë i njohur kryesisht për skenaret e filmave Brazil dhe Shakespeare in Love.

Ai ishte me origjinë nga Çekosllovakia, nga e cila iku pas ardhjes së nazistëve në vend, dhe konsiderohet si një nga dramaturgët më të shquar britanikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion