Ndarja nga Shkëlzen Berisha bëri bujë, Armina Mevlani i mbyll gojën të gjithve (Foto)

Të gjithë u bindën se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha nuk janë të ndarë. Teksa ky lajm bënte bujë kudo në vend, blogerja vendosi që ti shuajë dyshimet me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes postimeve në Instagram, Armina publikoi një foto të saj, në të cilën shfaqej e rrethuar me disa tufa lulesh dhe tregoi se të gjitha i ishte marrë nga familjarët, miqtë dhe partneri i saj.
“Falënderuese për miqtë e mi, familjen time, dashurinë time për lulet e mrekullueshme dhe që më keni bërë të ndihem e bekuar”, shkroi Armina në një postim.
View this post on Instagram
Ndërkohë së fundmi, ajo ka publikuar një video nga festa e ditëlindjes, e cila zbulon gjithçka për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin.

Në video ata të dy shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin dhe në një tjetër Shkëlzeni shihet duke përqafuar Arminën në momentin që afrohet torta dhe ajo emocionohet.


