Harry dhe Meghan mërziten keq me BBC, i hedhin në gjyq
Lajmifundit
/
10 June 2021, 11:52
Showbiz

Një lajm i ri vjen nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan. Të dy ata janë të revoltuar nga lajmi i BBC se çifti nuk e ka informuar Mbretëreshë Elizabeth për emrin e vajzës, duke i hedhur në gjyq.
Vajza ka marrë emrin Lilibet Diana, dhe emri i parë është pseudonimi i mbretëreshë Elizabeth.

Por për disa ditë u fol se Harry e ka marrë emrin pa leje duke bërë bujë në mediat. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer çiftit, duke udhëzuar avokatët e tyre që të ndërmarrin veprime ligjore kundër BBC.


