Çfarë po ndodh me Microsoft 365? Miliona përdorues përballen me ndërprerje të shërbimeve

Teknologji

Çfarë po ndodh me Microsoft 365? Miliona përdorues
Miliona përdorues raportuan probleme me Outlook, Teams, Copilot dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 pas një ndërprerjeje globale që nisi të enjten, më 12 nëntor.

Problemet u raportuan fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vazhduan të premten në rajonin e Azi-Paqësorit, sipas Reuters.

Të premten në mëngjes, Microsoft njoftoi se problemet vazhdonin, megjithëse shërbimet ishin rikthyer pjesërisht në disa rajone.

Kompania tha se ndryshimet në shpërndarjen e trafikut kishin rritur kapacitetin e serverëve dhe kishin përmirësuar qëndrueshmërinë e shërbimeve. Microsoft po i zbatonte këto masa më gjerësisht në rajonet e prekura, me synim rikthimin e plotë të shërbimeve.

Sipas AFP, nuk ka shenja të një sulmi kibernetik. “Deri më tani, nuk kemi dijeni për ndonjë aktivitet keqdashës që po e shkakton këtë ndërprerje”, tha Microsoft për AFP.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion