Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, flet miku i saj: Ditët e fundit ishte me oksigjen

Showbiz

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, flet miku i saj: Ditët e fundit ishte me

Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme, po luftonte prej më shumë se një viti me kancerin e gjirit. Por artistja shumëdimensionale kishte zgjedhur të mos tregonte asgjë, as miqve dhe as të afërmve.

Në moshën 46-vjeçare, mbylli sytë në Luksemburg, ku jetonte me djalin, Gabrielin dhe partnerin, me të cilin kishte vetëm një vit që ishte martuar. Artistja u kujdes gjithashtu që të birin ta lindte në duar të sigurta, pasi në Korrik u birësua nga partneri i saj.

Miku i saj, Blei Strakosha ka rrëfyer se balerina ishte shumë e kufizuar në dhënien e informacioneve pasi nuk donte të shqetësonte askënd. “Ka vuajtur gjithë jetën, sot kisha një inat me zotin, thoja pse duhej të vuante deri në momentin e fundit kjo vajzë.

Gjithë jetën ka vuajtur edhe ndarjen nga jeta e pari me një peripeci gati një vit e pak që ka qenë me terapi dhe me oksigjen dhe deri në momentin e fundit askujt nuk iu thoshte që jam sëmurë. Kur ka dalë nga spitali, iu ka thënë miqve të ngushtë se jam më mirë. Edhe ne që e dinim jemi të tronditur, nuk dinim cdo hollësi dhe nuk prisnim ndarjen nga jetë në një moshë kaq të re.”, tha ai. /abcnews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion