Ku do të shpenzohet borxhi 650 milionë euro? Përgjigjet ministrja Ibrahimaj

Politikë

Ku do të shpenzohet borxhi 650 milionë euro? Përgjigjet ministrja

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka treguar disa nga sektorët ku do të shpenzohet borxhi i marrë me vlerë 650 milionë euro.

Gjatë një prononcimi për mediat, Ibrahimaj tha se fondi do të shpenzohen në sektorë ku qeveria ka vendosu si prioritet, siç janë: shëndetësia, bujqësia, arsimi etj.

“Ku do shpenzohen parat e Eurobondit? “Eurobondi do të shkojë për të financuar nevojat e buxhetit për vitin 2021-2022, pjesa më e madhe e nevojave do të përdoret për vitin 2022. Nevoja për daljet në tregjet e huaja bëhet intensive. Ne vendosëm të dalim tani për të siguruar norma interesa më të ulëta, buxhete buxhetori do të përdoret për projektet e qeverisë që ne kemi marrë, me nevojat për mbështetjet për Shëndetësi, Bujqësia, arsimi. Do të përdoret për nevojat themelore që ka qeveria”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion