Mikela e zbuloi vetë, ja kush është arsyeja e ftohjes së marrëdhënies së saj me Efin

Showbiz

Mikela e zbuloi vetë, ja kush është arsyeja e ftohjes së

Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes ishin dy banoret të cilat u futën si ‘një’ konkurrent brenda shtëpisë së Big Brother Vip dhe para kësaj eksperience ata njihen për miqësinë e ngushtë dhe për faktin që ishin kudo bashkë. Por si është tani raporti i tyre?

Vajzat të cilat kishin krijuar një miqësi të ngushtë që prej eksperiencës së tyre në programin e “Për’puthen” vendosën të luanin së bashku deri në momentin kur ato morën vendimin të ndaheshin dhe vetëm njëra prej tyre të merrte biletën e kthimit.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP” u duk sikur marrëdhëniet mes dy vajzave u ftohën. Efin dhe Mikelën, deri tani shoqe shumë të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se s’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën.Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura.

Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen:

“Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”.
Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion