“Mendoni se jam aq e përdalë?”, e ngacmojnë për Meritonin, Sara shpërthen në emision

Showbiz

“Mendoni se jam aq e përdalë?”, e ngacmojnë për

Sara Gjordeni ishte e ftuar në ‘Trotuar’ në ‘E diell’, ku u vu përballë të ftuarve për t’u përgjigjur dhe për t’i komentuar lojën e saj në ‘Big Brother’.

Një nga temat që u diskutua ishte dhe afrimiteti i saj me Meritoni, ndërsa Sara u kthye duke u thënë se nuk ka pasur asnjë ndjesi apo pëlqim për Meritonin, dhe se nuk do të kishte kurrë diçka me të.

“Ju mendoni se jam aq e pacipë dhe aq e përdalë sa do lidhesha me Meritonin?”, tha Sara duke hedhur poshtë çdo aludim se mund të kishte flirtuar me Meritonin.

Tema që diskutohej në ‘Trotuar’ ishte tradhtia, temë që nuk i pëlqeu aspak Sarës, duke thënë se nuk e lidh asgjë me këtë temë.

“Ore çfarë bëj unë këtu?”, shprehet ajo duke qeshur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion