“Burgosi” gruan dhe fëmijët, Jetnor Zhaboli shtrohet në spital psikiatrik

Aktualitet

“Burgosi” gruan dhe fëmijët, Jetnor Zhaboli shtrohet

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.

Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Ai arrestua pas denoncimit fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.

Ngjarja u zbulua në rrugë operative nga banorë të pallatit, ndërsa nga bashkëshortja e tij nuk kishte asnjë denoncim në polici.

Zhaboli, jo vetëm i mbante të mbyllur gruan dhe fëmijët, por edhe i dhunonte ata dhe i monitoronte me kamera në çdo cep të shtëpisë, përfshirë këtu edhe tualetin. Ndërsa në korridor, ai kishte vendosur bllokues valësh telefoni, çka e bënte të pa mundur që pjesëtarët e shtëpisë të përdornin telefon.

Dhuna e 35-vjeçarit ishte bërë aq e egër, sa bashkëshortja e tij nuk ka mundur ta përballojë. Ajo kishte tentuar disa herë vetëvrasjen, e madje kishte lënë edhe letra lamtumire për familjarët, ku u kërkonte atyre falje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion