“Me Vrenozin na bashkon...”/ Deputeti i PD-së bën deklaratën e papritur: Të flesh me një vajzë në “Big Brother” do të thotë...

Showbiz

“Me Vrenozin na bashkon...”/ Deputeti i PD-së bën

I ftuar në “Fan Club” ka qenë sot deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ka treguar se kë banor ka të preferuar në këtë sezon të pestë të “Big Brother VIP”.

Ai u shpreh se është “tifoz” i Ilir Vrenozit, me të cilin nuk e bashkon vetëm partia, por edhe miqësia që ata kanë.

Gjatë bisedës në studio, deputeti i PD-së është pyetur edhe nëse e shihte veten pjesë e këtij format, ndërsa është përgjigjur se do të ishte e pamundur që nga jeta aktive që ka të kalojë në izolim.

“Patjetër që e ndjek sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më shumë.

Me Ilir Vrenozin na bashkon partia por edhe miqësia personale. Jemi akoma te fasulet, nuk e di ca do bëhet më mbrapa, tani na bashkojnë fasulet, kur gatuaj fasulet në shtëpi i çojmë mesazh njëri tjetrit.

Unë jo nuk rri dot, është një eksperiencë e veçantë, duket kur e ndjek, bëhet edhe më interesante kur e ndjek dhe je tifoz me dikë. Personalisht nga jeta ime që e kam aktive, që më duhet të dal në terren, nuk e kam me qejf. Të flesh me një vajzë në Big Brother do më thënë të rrish gjithë natën pa gjumë, më mirë të rri rehat te shtëpia ime”, u shpreh Korreshi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion