“Më thanë mund të vdesësh”, Sasa nën emocione flet për operacionin e rëndë që i zgjati 14 orë

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, ka ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj gjatë një bisede emocionale me Getoarin brenda shtëpisë.
Ajo ka folur për operacionin e rëndë që kishte kaluar disa vite më parë, një moment që për të kishte qenë pothuajse fatal.
View this post on Instagram
Sasa tregoi se mjekët nuk e merrnin përsipër ndërhyrjen, duke i bërë të qartë se shanset për mbijetesë ishin jashtëzakonisht të ulëta.
View this post on Instagram
“Kisha 98 për qind mundësi për me vdek”, u shpreh ajo, ndërsa kujtoi se ky operacion i zgjati 14 orë.
Ajo zbuloi se kishte përfunduar në repartin e kujdesit intensiv, e lidhur me aparatura dhe e monitoruar vazhdimisht.
Megjithatë, edhe përballë rrezikut ekstrem, banorja tha se kishte zgjedhur ta provonte operacionin, pavarësisht frikës së thellë.
“Doja ta provoja, doja të vdisja duke provuar, jo duke pritur”, rrëfeu ajo.


