“Më keni çarë kokën”, Shqipja i kthehet keq Erjona Rusit live, lë studion

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur një ditë më parë në “Shqipëria Live”. E ftuar ishte Shqipe Hysenaj dhe kjo e fundit braktisi studion, pasi gazetarja e pyeti për jetën e saj personale.

Erjona Rusi e pyeti nëse është e vërteta ajo që lexohet në media online, a ka një lidhje mes saj dhe Atdheut. Kaq u desh që Shqipja të reagojë keq.
“Më keni çarë kokën Erjona. Tani po më bëni të dal jashtë kontrollit. Unë të vij këtu, ti thua lidhje me Atdheun. Me Atdheun s’kam gjë, jemi shokë.

Spekulohet me Atdheun, spekulohet me vëllain tim, spekulohet me Sheikun, Atdheu spekulohet me Borën…na keni… nuk e di…ju uroj gjithë të mirat”, tha Shqipja dhe u largua.

Nuk e kuptua kjo sjellje e Shqipes, kur vetë ish- konkurrentja e “Për’puthen” ka qenë e hapur për të folur për thashetheme, të çdo njeriu të mundshëm në emisionin e dashurisë.


