"Më akuzuan në 4 shtete për trafik", rrëfimi i Atdhe Xharavinës: Punoja pastrues…

Showbiz

"Më akuzuan në 4 shtete për trafik", rrëfimi i

Atdhe Xharavina, ka dhënë intervistën e tij të parë për jetën private në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA. Ai tregoi për moderatoren Ester Bylyku, problemet që ka hasur në 4 shtete.

Ester Bylyku: Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?

Atdhe Xheravina: “Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”

Ester Bylyku: Ti e ke kryer këtë si vepër penale?

Atdhe Xheravina: “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”

"Më akuzuan në 4 shtete për trafik", rrëfimi i

“Dua të vij në shtëpinë tënde”

Me tej ai, ka treguar vështirësitë që hasi në Europë. Ndër punët që ka bërë, ai përmendi ndërtimin, larjen e pjatave dhe pastrimin. Nga këtu nisi edhe një keqkuptim mes Atdheut dhe moderatores Ester Bylyku, e cila nuk e besonte këtë të fundit.

Kjo e ka shtyrë Atdheun madje t`i bëjë një propozim të çuditshëm.

Ester Bylyku: Çfarë ke pastruar në Europë?

Atdhe Xharavina: “Shtëpia.”

Ester Bylyku: Po më gënjen….

Atdhe Xharavina: “Po ke ndonjë gjë për të pastruar në shtëpi, më thërrit se vij unë menjëherë.”

Puthi Anën 1 dhe Antonelën: Atdhe Xharavina zbulon cila nuk i pëlqeu

Atdheu, nuk la pa përmendur edhe 2 puthjet e famshme që ndau përpara të gjithë publikut shqiptar.

Ester Bylyku: Ke ndarë disa puthje, cilën prej tyre ndjeve më pak ose nuk e ndjeve fare?

Atdhe Xharavina: “Nuk është asnjëra që se kam ndjerë.”

Ester Bylyku: Të gjitha i ke ndjerë deri në pikë të shpirtit? Kujdes mos më gënje (qesh)

Atdhe Xharavina: “Jo, me rop shpie jo, nuk gënjej. E di si do thonë pastaj? Atdheu ka puthur vajzat për show.” (qesh) /RTVOra

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion