“Mbi 90% e meshkujve s’do ta mirëkuptonin...”, Bardhi lë mënjanë krenarinë, pajtohet me Sarën

Eksperiencat që Sara ka kaluar më herët, duket se kanë qenë një shkak për prishjen e marrëdhënies me Bardhin.
Së fundmi Meritoni i cili nuk i ka parë dot të dy të qëndronin larg njëri-tjetrit, i ka marrë në një cep të shtëpisë dhe i ka këshilluar. Fjalët e tij ishin mjaft prekëse dhe mesa duket ndikuan tek çifti. Pas pajtimit të tyre, Sara shkon tek shtrati i Meritonit i cili ishte përqafuar me Ilnisën dhe shkon e puth si një shenjë falënderimi. Ilnisa thotë se nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sarës dhe Bardhit dhe po pret që ta shohë sot në Prime, por është e lumtur që Meritoni arriti t’i pajtonte.
Sara: Nuk e kam puthur kurrë Meritonin. Ik pak Ilnisa ( e puth). Kemi pirë ca birra na falni.
Ilnisa: Po mua nuk më puthe?
Sara: Meritoni e meriton.
Meritoni: Ju dua.
Ilnisa: Sa mirë bëre që i pajtove. Ishin shumë të nervozuar.
Meritoni: Kuptohet.
Ilnisa: Po unë nuk e di se çfarë ka ndodhur akoma. Do e shohim në Prime.
Sara dhe Bardhi u krisën si çift në BBV3 pas një zënkë, por falë Meritonit ndarja nuk zgjati shumë. Bardhi pas ndarjes i revoltuar iu shpreh Artës se 90 % e meshkujve shqiptarë nuk do të toleronin atë që ai mirëkuptoi tek Sara, ardhja e ish të dashurit, droni, si dhe shtatzania që tregoi në shtëpi.
“E kam siklet tha, mos ta nin ka ndodh u kry. Kur tha mosmirkuptues, thash 90% e meshkujve shqiptarë sdo e kishin mirëkuptuar. Nuk i kam përmendur kurrë. Jam kon shumë tolerant”, tha Bardhi.


