"Kam prova filmike...", Mustafa Lici shkon në SPAK dhe thotë "im bir nuk e vrau Endri Mustafën"

TIRANE - Mustafa Lici, personazh i njohur ne Shkoder, shkoi diten e sotme ne SPAK ku tha se i biri, Ibrahimi, nuk është autori i vrasjes së Endri Mustafës. Si shtoi se familjarët kanë prova që tregojnë se Ibrahimi nuk ka qenë në Shkodër në ditën kur është kryer krimi.
"U kemi dorëzuar kamerat këtyre kriminelëve për tu mbrojtur. Ne i disponojmë të gjitha dhe i kemi këtu në shumë kopje. Aty është djali në kamera, do i bëjmë publike. Në atë orar është Ibrahimi.
Ekspertiza ka deklaruar se nuk ka lidhje me Ibrahimin. Ka qenë në Tiranë që nga data 12 deri në datë 16. Kam dërguar një njeri dje dhe të përballet me aktakuzat. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Ibrahimit. Krimi ka kërkuar kokën e Ibrahimit. Të gjitha do të bëhen në dispozicion”, tha Mustafa Lici.
Ai shprehet se ish-zyrtarët e Policisë së Shkodrës kanë manipuluar provat për të fajësuar Ibrahim Licin për ekzekutimin e Endri Mustafës.
“Në Shkodër është krijuar një alibi nga punonjës të policisë të cilët uroj të jenë të implikuar nga ‘dollarët’ dhe jo nga politika, sepse është më e rrezikshme të jenë nga politika. Është bërë një aktakuzë duke e manipuluar njerëz që sot janë në SPAK, për Ibrahimin.
Këtë aktakuzë e ka ndërtuar Ardit Hasanbegaj ish-shefi i Krimeve në Shkodër, Luan Hazmollari dhe Niko Brahimi, me dhunë dhe me mjete, kanë ndërtuar një aktakuzë, por se ka ditur që ne disponojmë kamera”, theksoi Mustafa Lici.
U arrestua në Turqi, babai i Ibrahim Licit sërish në SPAK: Kam prova për pafajësinë e djalit tim

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, të arrestuar pak ditë më parë në Turqi, mohon përfshirjen e djalit të tij në vrasjen e Endri Mustafës. Pak pasi doli nga SPAK, Lici tha se kam dorëzuar pamje filmike që provojnë pafajësinë e të birit.
Ibrahim Lici përmendet në dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky ECC, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e tij në varrimin e Indrit Rrajës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.
Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen. Në një moment i sugjeron Prek Kodrën, person i cili u përfol se do të vriste edhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


