Apeli ndaj dënimeve të liderëve të UÇK, gazetarja: Dy muajt e ardhshëm janë vendimtare…

Kosovë&Rajon

Apeli ndaj dënimeve të liderëve të UÇK, gazetarja:

Gazetarja Denada Kola raportoi drejtpërdrejt nga Haga në një studio televizive pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kola bëri të ditur se avokatët mbrojtës do të apelojnë dënimet, ndërsa edhe prokuroria pritet të apelojë rrëzimin e akuzës për krime kundër njerëzimit. Ajo shpjegoi gjithashtu hapat e procedurës së apelimit dhe afatin brenda të cilit palët duhet të përcaktojnë çështjet që do të kundërshtojnë.

“Kam marrë prononcimin e tre prej avokatëve mbrojtës, që do të apelojnë dënimet. Nga ana tjetër edhe prokuroria do të apelojë akuzën e hedhur poshtë për krime kundër njerëzimit.

Për këtë procedurë pritet lajmërimi dhe brenda 2 muajsh do të duhet të përmbledhin çfarë do të apelojnë nga ajo që ka thënë vetë gjyqtari Smith. Nuk mund të apelojnë gjithë procesin në themel.

Është shumë e rëndësishme kjo periudhë. Në të shkuarën ka pasur raste të uljes së dënimit në 7, 8 apo 9 vitesh në Apel. Në rastin e Kroacisë, rasti Gotovina, kemi parë një angazhim të të gjithë shtetit, diçka që në këtë rast nuk e kemi parë.

Në rastin tonë, gjykata e ka injoruar mbrojtjen dhe ka pranuar çdo gjë që ka kërkuar prokuroria. Kush ka qenë në atë sallë dhe ka parë seancat e hapura, ka pasur rrëfime dhe deklarata që janë marrë parasysh nga gjykata.

Ajo që gjykata lexoi dje u duk sikur ishte diçka më e detajuar e asaj që ka thënë prokuroria. Sa e njoh unë gjykatën speciale, një pjesë e buxhetit ka shkuar për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ne nuk arrijmë të gjejmë as emrat e përkthyesve”, u shpreh Denada Kola.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion