“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale” / Fjala e plotë e Saimir Korreshit në Kuvend

Politikë

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te

Gjatë seancës plenare në Kuvend, ku po razmatohej projektligji për ratifikimin e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, deputeti i Partisë Demokratike,

Saimir Korreshi, ka ironizuar me tone të ashpra qasjen e qeverisë ndaj teknologjisë digjitale. Korreshi ngriti shqetësime mbi mungesat bazike në zonat rurale dhe hodhi akuza mbi përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve nga patronazhistët e mazhorancës.

Fjala e plotë e deputetit Saimir Korreshi:

— “Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te Inteligjenca artificiale. Unë kam parë që qendrat shëndetësore nuk kanë as poç, nuk ka shkuar as energjia elektrike. Si do bëj ajo infermierja apo doktoresha në këto qendra shëndetësore, për të hyrë te sistemi juaj.

Me ça mrrokulle do hyjnë. Do dali në pazar të gjejë një kamer me inteligjencë artificiale? Kjo është inteligjenca juaj artificiale. E nisët me Diellën, morët ca lekë. Aktorja tha më hiqni surratin se më morët më qafë. Kjo është situata.

Pastaj ju thoni do vëmë kamera nëpër shkolla, kamera këtu e atje. Ore i keni parë ndonjëherë sistemet sot si funksionojnë? Shkoni te Kadastra, 3 muaj nuk punonte ASHK se s’punonte mrrokulla. I morëm mrrokullat nga Lushnja në kurriz e i çuam në Fier.

Ju keni sahatët në rrugë, po i shkel lopa, po i ha gomari, ju thoni Smart City. Mos na merrni edhe të dhënat e kalamajve, se s’ka patronazhistë tuajët që s’na dinë edhe numrin e këmbës, me çorape të grisura apo jo, i kemi prerë thonjtë apo jo. Që në mëngjes atë punë bëjnë.”

ME TE LEXUARAT