Luizi 'frikë' nga Butrint Imeri, këngëtari: Nëse ai vjen brenda në 'Big Brother' është problem

Showbiz

Luizi 'frikë' nga Butrint Imeri, këngëtari: Nëse

Mbrëmja e kaluar shënoi një moment romantik për dyshen më të përfolur aktualisht në të gjithë Shqipërinë Kiara-Luiz. 

Çifti Kiara-Luiz ditën e djeshme janë futur në dhomën e bebes së vogël, për tu përkujdesur për të. Gjatë kësaj kohe, mes tyre u zhvilluan shumë biseda, mes të cilave edhe ndjesitë që Kiara ka karshi Luizit.

Ky i fundit e ka pyetur gjithmonë Kiarën se çfarë ndjen për të, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur.

Por duket se Luizi ka frikë akoma nga ish-i dashuri i Kiarës, bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Butrin Imeri. Luizi gjatë një bisedë me Kiarën, Efin dhe Armaldon pohon se të vij i ish-i dashuri i Kiarës është problem edhe pse nëse ajo thotë se e ka shok. 

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Kujtojmë se Kiara dhe Butrinti kanë qenë në qendër të faqeve rozë për romancën e tyre që kulmin e pati kur Kiara u shfaq në një klip muzikor të Butrint Imerit.

Kiara në një bisedë me Armand Kllogjerin në Big Brother VIP, u shpreh se stepet për të nisur diçka me Luizin për shkak të vëmendjes që mund të marrë në media. Për këtë i referohet edhe historisë së shkuar me këngëtarin.

“Ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë dhe kam qenë vetëm 20 vjeç kur e kam kaluar. E kam njohur në punë. Ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe më ka prishur punë se nisnin debate kot.

Ka pasur momente që kam dashur që të bëhej publike. U ndanë u lidhën, u panë këtu e aty bashkë. Më mundon kjo gjë. Të dhëmb kur zihesh për një lajm e portal”, tha Kiara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion