Luftë mes motrave Kardashian- Jenner, ja kush është më e pasura dhe më e varfra

Showbiz

Luftë mes motrave Kardashian- Jenner, ja kush është më e

Pjestarët e familjes Kardashian- Jenner janë ndër mëtë pasurit në botë, por në mesin e tyre, kush është në krye? Revista ‘Forbes’ vendosi Kim Kardashian në listën e miliarderëve, mbi 1 miliardë dollarë.

Në vend të dytë, Kylie Jennner ka pasuri mbi 700 milionë dollarë, e që burimin e ka nga televizioni, por edhe nga kompania e saj e kozmetikës që ka revolucionarizuar shitjet në internet. Në vend të tretë, Kris Jenner mbi 190 milionë dollarë e që ajo merr përqindje nga gjithçka që bëjnë fëmijët e saj.

Caitlyn Jenner ka një pasuri prej mbi 100 milionë dollarësh, aktivitetet e saj të ndryshme nga lojërat olimpike e deri te bashkëpunimet e saj tregtare. Ajo u shfaq në shfaqjet televizive, krijoi një brend produktesh dhe publikoi një libër për jetën e saj.

Burimi i pasurisë së Khloe Kardashian janë projektet e ndryshme, por që nuk ka arritur në stadin ku janë motrat e saj, dhe pasuria e saj llogaritet mbi 50 milionë dollarë. Nëna e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian, ka të ardhura nga llogaria e saj personale në “Instagram”, pasi ajo kërkon të paktën 100,000 dollarë për një postim të sponsorizuar. Ajo ka një pasuri prej mbi 45 milionë dollarë.

Po ashtu edhe Kendall Jenner ka një pasuri prej mbi 45 milionë dollarësh, në vitin 2017, ‘Forbes’ e renditi atë në mesin e modeleve më të paguara në botë. Rob Kardashian është “më i varfëri” i familjes, pasi ai së bashku me paraqitjet e tij në televizion dhe me kompaninë e tij të quajtur ‘Arthur George’ ka një pasuri prej mbi 10 milionë dollarë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion