U shtrua në spital pasi u vaksinua me AstraZeneca, ndërron jetë 18-vjeçarja

Bota

U shtrua në spital pasi u vaksinua me AstraZeneca, ndërron jetë

Ndërron jetë në spital 18-vjeçarja që vuante nga një trombozë sinus kavernoze shumë serioze dhe hemorragji cerebrale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, 2 javë pasi e reja u vaksinua me AstraZeneca, në mënyrë vullnetare.

Mësohet se viktima ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intracranial, por pavarësisht kësaj, gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej. Vajza ishte vaksinuar në autoritetin lokal shëndetësor pas një historie negative të vaksinimit dhe menjëherë pas kësaj ajo ka shkuar në urgjencë me dhimbje koke.

Pas vdekjes, prindërit e 18-vjeçares kanë thënë se organet e viktimës do i dhurohen njerzve në nevojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion