Beteja kundër Covid-19, G7 planifikon dhurimin e 1 miliardë vaksinash për vendet e varfra

Bota

Beteja kundër Covid-19, G7 planifikon dhurimin e 1 miliardë vaksinash

Në samitin e sotëm në Cornëall, udhëheqësit e G7 do të zotohen të shpërndajnë një miliardë doza të vaksinave Covid në vendet e varfra. Lami u dha nga  qeveria britanike që kryeson samitin, duke bërë me dije se qëllimi është që të “përfundojë pandeminë” në 2022. Sipas njoftimit, vetëm londra do dhurojë 100 milionë doza.

Johnson tha se shpresonte që kolegët e tij udhëheqës në samitin, i cili fillon sot të “bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që, së bashku, të mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm”.

Ndërkohë, SHBA-të, janë zotuar të furnizojnë me 500 milionë vaksina Pfizer në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si edhe Bashkimin Afrikan. Udhëheqësit e Kanadasë, Japonisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, po përcaktojnë gjithashtu një plan për të zgjeruar prodhimin e vaksinave për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion