“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Showbiz

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin

Një moment argëtues dhe plot humor ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjesti dhe Jozi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar të ngacmojnë njëri-tjetrin.

Dyshja kanë përdorur një mënyrë të veçantë për të “tërhequr vëmendjen” duke i hedhur ujë njëri-tjetrit.

Fillimisht, Jozi është parë duke i hedhur ujë Gjestit nga pas, ndërsa Gjesti nuk ka ngurruar dhe është hakmarrë duke bërë të njëjtën gjë.

Kjo ka bërë që banorët e tjerë të qeshin dhe të krijohet një atmosferë tërësisht pozitive brenda shtëpisë.

Edhe dyshja nuk ka mundur të mbajë veten, duke u qeshur në këtë situatë të papritur.

Gjesti, i cili ka qenë shumë aktiv që nga hyrja e tij në shtëpi, duket se është duke shpërndarë energji pozitive dhe humor mes banorëve, duke krijuar momente të paharrueshme për të gjithë. /Telegrafi/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion