Luana Vjollca zbulon datën e rikthimit të fuqishëm në ekran

Showbiz

Luana Vjollca zbulon datën e rikthimit të fuqishëm në ekran

Luana Vjollca zgjodhi të largohet nga “Top Channel”, ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja.

Nuk e dimë ende për cilin televizion bëhet fjalë, por moderatorja, pas kërkesave të shumta të fansave do ta rikthejë “Shiko Kush Luan” në ekran.

Madje, e ka edhe një datë! Më 1 janar, Luana do të rikthehet fuqishëm për të gjithë ata që po i mungon figura e saj në televizion dhe jemi të bindur se do të vijë me energji të reja.

Lajmin e bukur, moderatorja e tregoi në një postim në InstaStory, teksa iu përgjigj ndjekësve që kërkonin emisionin.

“Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar ajo.

Luana Vjollca zbulon datën e rikthimit të fuqishëm në ekran

Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion